Konferenca dhe Ekspozita e 13-të e Përbashkët Ballkanike

Go to content

Konferenca dhe Ekspozita e 13-të e Përbashkët Ballkanike

UKT në Konferencën dhe Ekspozitën e 13-të të Përbashkët Ballkanike për Sektorin e Ujit

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë, anëtare e bordit të SHUKALB, mori pjesë në një nga aktivitetet më të rëndësishme rajonale të vitit për sektorin e ujit: Konferencën dhe Ekspozitën e 13-të të Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKALB dhe SHUKOS, e cila u zhvillua në Durrës, më 11–13 nëntor 2025.

Eventi mblodhi së bashku kompani ujësjellës-kanalizime nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përfaqësues të institucioneve qendrore, partnerë zhvillimi dhe organizata të rëndësishme financiare ndërkombëtare, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi për shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira në menaxhimin e ujit.

Gjatë fjalës së tij në sesionin zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i UKT, Skerdi Drenova, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave të ndotura.
Ai nënvizoi se, përmes projektit AKUK, po ecet me ritme të qëndrueshme drejt finalizimit të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Kashar, një investim strategjik për qytetin e Tiranës. Paralelisht, UKT po punon për zhvillimin e sistemeve të reja të decentralizuara në zonat ende të pambuluara, bazuar në studimin e hartuar dhe financuar nga SECO, duke theksuar angazhimin e kompanisë në modernizim dhe mbrojtje të ambientit.

Në kuadër të konferencës u zhvillua edhe ekspozita vjetore, ku kompani vendase dhe ndërkombëtare prezantuan teknologjitë dhe zgjidhjet më inovative për sektorin e ujit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me risitë në fushat e detektimit të humbjeve, reduktimit të ujit pa të ardhura, trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemeve software të dedikuara për kujdesin ndaj klientit dhe proceset e faturimit. Ekspozita ofroi një panoramë të qartë të zhvillimeve më të fundit teknologjike, të cilat do të shërbejnë si orientim për projektet e ardhshme të UKT.
Rruga Konferenca e Pezës, Tiranë
kujdesindajklientit@ukt.al
Back to content