Njoftim për procedurat e lidhjes në rrjetin e UKT dhe pajisjen me Akt-Kolaudimi:
Njoftime Dhe Projekte
Njoftim për procedurat e lidhjes në rrjetin e UKT dhe pajisjen me Akt-Kolaudimi:
Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a ju njofton se për zbatimin e projekteve të pikave të lidhjeve me rrjetin publik të ujësjellësit dhe pikat e shkarkimit me rrjetin e kanalizimeve të ujrave të ndotura, do të ndiqen procedurat si në vijim:
PËR SUBJEKTET JURIDIKË (NDËRTUES/ZHVILLUES):
- Projekti i furnizmit me ujë dhe/ose shkarkimit të ujrave të ndotura për segmentin e linjës që përfshin tubacionin lidhës nga sistemi i brendshëm i furnizimit me ujë dhe/ose kanalizimeve të objektit, deri tek pika e lidhjes/takimit me rrjetin publik, DO TË ZBATOHET NGA VETË SUBJEKTET JURIDIKË (NDËRTUES/ZHVILLUES), sipas kushteve teknike të zbatimit (KTZ) dhe Projektit të miratuar nga UKT sh.a.
- Punimet për zbatimin e pjesës tjetër të Projektit që i përket Pikës së Lidhjes/takimit me rrjetin publik të furnizimit me ujë dhe/ose shkarkimit të ujrave të ndotura, do të kryhen nga strukturat e UKT sh.a, pasi të jetë paguar nga kërkuesi preventivi i miratuar për këto punime.
- Mbikëqyrja dhe kolaudimi i zbatimit të punimeve të kryera nga vetë subjektet, do të bëhet nga strukturat e UKT sh.a.
PËR INDIVIDËT/PERSONAT FIZIKË:
- Për Individët, që nuk zotërojnë kapacitetet e duhura teknike dhe profesionale, UKT sh.a. zbaton me strukturat e saj, të gjithë Projektin e furnizimit me ujë nga Pika e Lidhjes me rrjetin publik të furnizimit dhe/ose shkarkimit të ujrave të ndotura, deri tek pika e takimit me sistemin e brendshëm të furnizimit me ujë dhe/ose shkarkimit me ujrat e ndotura.
- Zbatimi i Projektit nga UKT, bëhet pasi individi/kërkuesi kryen pagesën e preventivit.
Për më shumë informacion mbi hapat e detajuar të aplikimit, dokumentacionin sipas kategorive të kërkuesve dhe kushtet teknike të zbatimit, jeni të lutur të konsultoni dokumentin e plotë në këtë link: